• Orari i punës: E Hënë - E shtunë 8.00 - 16.00
  • Call: +355 69 7335 489

Home Onepage

10

Albania Draht

Prezantimi Profili ynë

Qe prej vitit te themelimit te saj 1993 e deri me sot, kompania Albania Draht eshte e pranishme ne tregun shqiptar dhe ballkanas me propozimet inxhinierike ne fushen e gjeoteknikes dhe ofrimin e produkteve te kesaj fushe. Idete dhe zgjidhjet e reja qe kompania solli ne Shqiperi kontribuan ne ndergjegjesimin dhe krijimin e nje fryme te re projektimi ne vendin tone ku kujdes te vecante i jepet zgjidhjeve te garantuara afatgjata si dhe miqesore me mjedisin.

Albania Draht vazhdon rrugetimin drejt ketij synimi duke ofruar asistence ne dhenien e zgjidhjeve ne fushen e gjeoteknikes, tregetimin e produkteve gjeoteknike, asistencen ne kantiere me qellim zbatimin me perpikmeri te zgjidhjeve si dhe instalimin korrekt te produkteve.

Kompania jone ofron produkte te certifikuara ISO dhe CE me normativat dhe parametrat teknike me te perditesuara te kohes. Rendesi te vecante i kushtojme asistences ne kantier per instalimin e produkteve tona nepermjet eksperiences se grupeve tona te instalimit ose duke trajnuar per instalim grupet e punes qe Klientet mund te kene te gatshem ne kantiere.

Ne mendojme se angazhimi yne ne proceset e mesiperme eshte ne dobi te Klienteve tane per te perfituar eksperiencen me te mire te cilesise se produkteve tona.

30 +

Vite
Përvojë

Zgjidhje gjeoteknike

Kompania jone ofron produkte te certifikuara ISO dhe CE me normativat dhe parametrat teknike me te perditesuara te kohes

Gabione

Teli qe perdoret ne procesin e prodhimit te gabioneve eshte i zinkuar, galvanizuar (aliazh Zn+Al) apo dhe i plastifikuar, te gjithe sipas standarteve CE dhe ISO.

Sisteme me toka të përforcuara

Sistemet tona me toke te perforcuar jane te formuara nga nje nderlidhje materiale ndermjet perforcimeve ne toke.

Gjeogride

Gjeogridet jane materiale qe sherbejne per perforcimin e strukturave me toka te armuara, te cilat fabrikohen nga fije poliesteri me qëndrueshmëri të lartë.

Gjeotekstile

Gjeotekstilet jane te prodhuara me fibra te pastra polipropileni me qendrueshmeri te larte, te montuara nepermjet fiksimit me gjilpere dhe te termokalenderuara.

Gjeomate

Gjeomatet jane materiale te perbera nga matrica tre dimensionale polimerike, te cilat sherbejne per mbrojtjen e skarpatave kunder erozionit. Ata mund te perdoren sipas rastit, referuar perberjes gjeologjike te skarpates, me dhe pa rrjete perforcuese.

Mbrojtje e skarpatave

Produkti i mbrojtjes se skarpatave eshte nje sistem qe perdoret per te ndaluar renien dhe shperndarjen e gureve nga siperfaqjet e tyre.

Rrjete rrethimi

Rrjete e formuar nga thurja e telit te zinkuar, e perdredhur dyfish sipas normativave CE dhe ISO

Merr

Konsulencë falas

Call: +355 69 7335 489

Bashkepunime të suksesshme

Na dërgoni mesazh!

Ju lutemi plotësoni formularin e kërkesës për kuotim më poshtë dhe ekipi ynë i ekspertëve do ta kontaktoje.
do të kthehemi tek ju së shpejti.

    Zyrat tona

    Telefon

    +355 69 7335 489

    Email

    support@albaniadraht.com

    Vendndodhja

    Mucaj, Vore - Tirane, Shqiperi